AKK: Fillon zbatimi i pakos emergjente fiskale në komunat e Kosovës NULL NULL 18.04.2020 13:44 18.04.2020 13:44 Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se ka flluar të zbatohet pakoja emergjente fiskalen në komunat e Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi për media deklarohet se Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të kësaj mase në Komunat e Kosovës. Njoftimi i plotë: Me fillimin e zbatimit të masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale nis zbatimi i saj në praktikë dhe atë në Komunat e Kosovës. Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të kësaj mase në Komunat e Kosovës. Në letrën e MFT-së thuhet: “siç jeni të informuar Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Pakon Emergjente Fiskale si domosdoshmëri e reagimit institucional kundër pandemisë Covid19. Një nga këto masat e kësaj pakoje është edhe masa 15. Kjo masë thotë që pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, për muajin prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre million euro”. Ministria e Financave dhe Transfereve, shton tutje që në përputhje me kompetencat ligjore të komunave kërkojmë nga Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës që të angazhojnë stafin në Qendrat për Punë Sociale për të pranuar aplikacionet e palëve që kanë të drejtë përfitimi nga kjo masë. Gjithashtu në kuadër të këtij njoftimi janë paraqitur informatat për familjet që mund të përfitojnë, parakushtet që duhet të plotësohen nga parashtruesi i kërkesës për të përfituar, metoda e aplikimit, afati aplikimit, sqarimet për plotësimin e aplikacionit dhe informatat për dorëzimin e aplikacionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025