Vitia: Së bashku edhe njëherë të mobilizuar për të mbrojtur të drejtën absolute – të jetës NULL NULL 15.04.2020 19:02 15.04.2020 19:02 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot, ndryshe nga postimet e mëhershme kur ka kërkuar respektim të masave ose ka dhënë ndonjë lajm , ka zgjedhur që t’i falënderojë qytetarët dhe të gjithë ata që janë në krye të detyrës në këtë kohë pandemie. Ai ka thënë se gjendja është duke u monitoruar çdo orë dhe po trajtohet secila vështirësi që paraqitet, derisa ka shtuar se janë duke u përpjekur që t’i përgjigjen secilës pyetje të qytetarëve. “Më e rëndësishme se kurrë më parë është: angazhimi kolektiv dhe adresimi profesional. Ju faleminderit edhe njëherë. Së bashku edhe njëherë të mobilizuar për të mbrojtur të drejtën absolute, të drejtën e jetës”. Postimi i plotë i Arben Vitisë në Facebook: Të gjithë bashkë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit Të nderuara qytetare dhe qytetarë, Sot dëshirojmë vetëm t’ju falenderojmë: T’ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj duke qëndruar në shtëpi në këto kushte të vështira, ndihmoni realizimin e masave të ndërmarra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin. T’ju falenderojmë ju qytetarë që përbëni efektivin e Policisë së Kosovës. Ju qytetarë që jeni mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, mami, si dhe ju që përbëni të gjithë stafin mbështetës. Ju qytetarë që keni sot përgjegjësinë e lartë të të qenit kryetarë të Komunave, ose të jeni staf i tyre. Ju qytetarë që realizoni tërë veprimtarinë biznesore, prodhuese e tregtare, që siguroni prapavijën e rezistencës sonë të përditshme. Ne po e monitorojmë çdo orë gjendjen dhe po trajtojmë me përgjegjësi çdo vështirësi që po paraqitet. Do të përpiqemi t’i përgjigjemi çdo pyetjeje që do të na vijë prej jush me qartësinë e nevojshme dhe shpejtësi. Më e rëndësishme se kurrë më parë është: angazhimi kolektiv dhe adresimi profesional. Ju faleminderit edhe njëherë. Së bashku edhe njëherë të mobilizuar për të mbrojtur të drejtën absolute, të drejtën e jetës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë