Meksikë: Sulmojnë stafin e spitalit pasi familjari i tyre vdiq nga koronavirusi (VIDEO) NULL NULL 14.04.2020 09:03 14.04.2020 09:03 Një familje e shqetësuar e një burri që vdiq nga koronavirusi u kap në video duke rrahur një anëtar të stafit të spitalit në Meksikë. Situata eskaloi vetëm pasi atyre iu tha se nuk lejohej të shihnin pacientin, njofton Klan Kosova. Incidenti ndodhi pasi njeriu, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës pasi ai ishte shtruar në spital që nga e hëna e kaluar. Një punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të San Pedro Xalpa Zone 48 regjistroi momentin shqetësues që familja kërceu mbi stafin mjekësor, përfshirë mbi Daniel Zamorano, infermier.