Abrashi: Qeveria merr pushtet që nuk i takon – Puç, tjetër emër a ka? NULL NULL 13.04.2020 22:55 13.04.2020 22:55 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se me orarin e ri, qytetarët do të mund të lëvizin nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 22:30, por se do të jenë të ndarë në 7 kategori të ndryshme. Mirëpo pa kaluar dy orë që nga mbajtja e konferencës, ka reaguar sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Sipas tij, Qeveria me masa e me forcë, po merr pushtet që nuk i takon. Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të tij në Facebook. Ndërsa për t’u informuar më shumë rreth masave të reja lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, klikoni në linkun e mëposhtëm. Vitia: Qytetarët do të lëvizin nga 7:00 – 22:30 ku janë të ndarë në 7 kategori klankosova.tv