Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot

NULL NULL
04.04.2020 22:37
"Të tregojmë veç edhe pak durim. Asgjë s’na ikë për pak ditë. Mos ta prishim në fund. Po na ecën mirë. Sot, në ditën e 23-të kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar; dhe kjo është mrekulli. Ta mbajmë kështu. Qëndroni në shtëpi".

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë sa i përket parandalimit të koronavirusit.

Por sipas tij, këto tre ditët e fundit ishin krejt ndryshe, njofton Klan Kosova.

“Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot”.

“Me mijëra të tjerë – në ditë – vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto”.

“Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu – për pak ditë – e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot një javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional – por mbi të gjitha – falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet.

Por, fatkeqësisht, këto 3 ditët e fundit ishin krejt ndryshe. Sikur e humbëm durimin disi në fund. Rrugë të mbushura, vetura përplot, lëvizje të zakonta. Nga i gjithë ky çlirim? Britania i ka shënuar 700 të vdekur veç sot. Me mijëra të tjerë – në ditë – vazhdojnë të vdesin në Spanjë, Itali, Francë e SHBA. Janë vendet më të fuqishme këto. Sistemet e tyre shëndetësore po gjunjëzohen. Kështu – për pak ditë – e krejt pa nevojë, po e rrezikojmë gjithë suksesin tonë. Kur të shpërthejë do të jetë krejt e kotë përpjekja jonë e deritanishme. Ndikimet e sotshme do t’i shohim një javë nga sot.

Kam pasur nderin që bashkë me kolegët e tjerë në qeveri t’i takojë mjekët më me zë që ky vend i ka; përfshirë dhe profesorë të nderuar të dalë kaherë në pension e që janë riaktivizuar sërish me këshillim. Të gjithë, me një zë, vazhdojnë të na kërkojnë vetëm një gjë – të rrimë në shtëpi.

Prandaj të tregojmë veç edhe pak durim. Asgjë s’na ikë për pak ditë. Mos ta prishim në fund. Po na ecën mirë. Sot, në ditën e 23-të kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar; dhe kjo është mrekulli. Ta mbajmë kështu. Qëndroni në shtëpi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme