Rezervuarët e ujit po pastrohen dhe dezinfektohen (VIDEO) NULL NULL 03.04.2020 21:53 03.04.2020 21:53 Sot u pastrua dhe dezinfektua rezervuari i ujit në stacionin e pompave ” Kroni” në Fushë Kosovë. Kjo wshtw edhe arsyeja pse wshtw ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonës që furnizohen nga ky sistem, njofton Klan Kosova. “Furnizimi me ujë do iu rikthehet në orën 22:00, dhe vlen të theksohet se Bardhi i Madh ditëve në vijim, do të ketë furnizim me ujë 8 orë brenda 24 orëve”, njofton KRU “Prishtina”. “Punëtorët e KRU ‘Prishtina’ meritojnë respekt, të cilët me punë të pandërprerë po u dalin në ndihmë qytetarëve, andaj t’i trajtojmë ata të gjithë ne, sikurse mjekët, infermierët e policët, në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-19”. “Pastrimi i rezervuarëve është i domosdoshëm për ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së ujit të pijshëm”. klankosova.tv