Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi?

NULL NULL
03.04.2020 12:45

Miroslav Lajçak filloi takimin e tij me politikën ballkanike, e cila ka qenë pothuajse e pandërprerë për gati dy dekada, me çështjen e Kosovës dhe me të edhe po e kurorëzon.

Që në vitin 1999, në vitin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, diplomati sllovak u bë bashkëpunëtor i të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Ballkan.

Ai tani po kthehet në të njëjtin post si përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ai është diplomati më i madh në botë me përvojë në Ballkan – vetëm diplomati suedez Karl Bildt mund të krahasohet me të”.

“Sidoqoftë, do të ketë një detyrë shumë sfiduese për të harmonizuar pikëpamjet e evropianëve dhe më pas integrimin e tyre me ato të Shteteve të Bashkuara dhe akterëve të tjerë ndërkombëtarë”, tha ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq për BBC-në gjuhën serbe, i cili shpesh përshkoi shtigjet në karrierën e tij me Lajçakun, transmeton Klan Kosova.

Ministri i jashtëm sllovak për një kohë të gjatë ishte gjithashtu një akter edhe në politikën botërore, përmes kandidaturës së tij për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të KB, si kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në Evropë, ai ka bazë të fuqishme – ai i njeh të gjithë akterët përkatës në nivelin politik”

“Ai ishte përshkruar si një njeri me përgjegjësi, i rrjetëzuar mirë, por një njeri që e ndërton gjithmonë karrierën e tij, e shtyn veten, pak këmbëngulës dhe i mërzitshëm, ”e përshkruan atë Vedran Gjihiq, studiues në Institutin Austriak për Politika Ndërkombëtare.

Lajcak u emërua në këtë post nga kryediplomati evropian, Josep Borrell i Spanjës, për një mandat njëvjeçar si Përfaqësues Special.

As Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.