Klan Kosova me serial të ri televiziv: Doktori i mrekullive NULL NULL 27.03.2020 16:21 27.03.2020 16:21 Klan Kosova nga kjo e hënë nis me serialin e ri televiziv “Doktori i mrekullive” i cili vjen premierë në ekranet shqiptare. Aktualisht ky serial është fenomen televiziv në ekranet turke pasi që ka thyer rekorde shikueshmëri. Skenari i saj është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe protagonist është Aliu, i cili ka qenë viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se është i prekur me autizëm. Paragjykimet nuk ndalen për të as kur dëshiron të realizoj ëndrrën e tij e të bëhet kirurg. Por, bullizmi, paragjykimet e sfidat e kthejnë në forcë kirurgun që do të mahnis të gjithë. “Doktori i mrekullive” do të nis transmetimin nga data 30 mars për tu shfaqur nga e hëna në të premte në ora 19:00 në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë