Kurti: Ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme NULL NULL 26.03.2020 12:39 26.03.2020 12:39 Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë pas rrëzimit të qeverisë me mocionin e inicuar nga LDK-ja, me ç’rast njoftoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë si ‘qeveri në detyrë’. Kurti theksoi se qëllimi i këtij mocioni mosbesimi ishte dobësimi i qeverisjes, me prapavijë marrëveshjen e dialogut. “Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë. Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”. Megjithatë ai përmes një shkrimi në Facebook u shpreh optimist për ngritje në të ardhmen. “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi. Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë”. Shkrimin e tij Kurti e përmbyll me premtimin se do ta vazhdojnë angazhimin në luftimin e koronavirusit. “Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.