Shkon në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 20.03.2020 22:39 20.03.2020 22:39 Ministria e Shëndetësisë informoi mbrëmjen e sotme se edhe gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv ne testin me virusin korona. Me këtë, numri i të prekurve vetëm gjatë ditës së sotme është rritur me 28, duke e çuar numrin e përgjithshme të të infektuarve në 76. Dy prej gjashtë personave analizat e të cilëve janë publikuar së fundmi janë nga Kavadarci, ndërsa edhe një i tretë po testohet, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.