Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që ndodhen në karantinën në Qendrën e Studentëve (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2020 18:50

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se në karantinën te Qendra e Studentëve në Prishtinë dje janë vendosur 51 persona, ndërkaq që sot do të vendosen edhe 96 të tjera.

“Jemi duke punuar që t’i sigurojmë të gjitha pajisjet e nevojshme për ata që ndodhen në karantinë. Kemi arritur të sigurojmë pako higjienike dhe tre racione ushqimore.  Po bëjmë veprimet e koordinuara me grupin e vullnetarëve dhe pjesën logjistike”, ka thënë Sadiku para medieve, transmeton Klan Kosova.

“Qytetarët anë ardh me aeroplan deri në aeroport dhe nga aeroporti me veturat e FSK-së i kemi sjell këtu. Po veprojmë në kushte emergjente dhe kjo duhet kuptuar”.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë të vendosur aty, në këtë situatë me të cilën po përballet bota”.

lajme të ngjashme