Klubi i Prodhuesve të Kosovës takohet me Bislimin, bisedojnë për situatën me Covid-19 NULL NULL 20.03.2020 12:54 20.03.2020 12:54 Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot është takuar me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me të cilin biseduan rreth gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19. Sipas njoftimi të tyre, gjatë takimit u diskutuan efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktoj në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize. “Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdoj punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize. Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit COVID-19”. “Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente”, thuhet në njoftim.