Familja Azemi kërkon ndihmë për ta shëruar djalin (VIDEO) NULL NULL 13.03.2020 11:35 13.03.2020 11:35 Prindërit e Egzon Azemit nga Vitia po kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre pesëvjeçar për të cilin nuk është gjetur akoma diagnoza. Babai i djalit, Isuf Azemi, tha për Klan Kosovën se djali i tij ka nevojë për shërim jashtë vendit, por kushtet ekonomike po ia pamundësojnë këtë. Deri tani është mbledhur një shumë të konsiderueshme e të hollave, por familja Azemi kërkon ndihmë akoma pasi këto të holla nuk janë të mjaftueshme për shërimin e vogëlushit pesëvjeçar. Ata që dëshirojnë të ndihmojnë për shërimin e Egzon Azemit mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë së mëposhtme: Numri i llogarisë: XK051406000063264202 Emri i Bankës: Banka Ekonomike SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX Apo edhe mund të kontaktojnë familjen në këta numra të telefonit: 045 313 321 dhe 046 151 220. Klan Kosova ka raportuar muaj më parë për t’i ndihmuar Egzon Azemit, por akoma nuk janë mbledhur fondet e mjaftueshme për shërimin e tij jashtë vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.