Sonte premierë “Vallja e Verës” nga Klajdi Haruni NULL NULL 09.09.2015 13:32 09.09.2015 13:32 “Vallja e Verës”, quhet kënga më e re e këngëtarit nga Shqipëria Klajdi Haruni, e cila pritet të publikohet sonte së bashku me videoklip. Projekti është punuar nga studioja muzikore Threedots, me tekst dhe muzikë nga Flori Mumajesi, ndërsa klipin e ka realizuar produksioni Alexander, transmeton Klan Kosova. Për Klankosova.tv Klajdi ka treguar se kjo këngë ka një histori dashurie: “Është një histori dashurie që zakonisht ndodh në sezonin veror. Janë kujtimet e verës të përmbledhura në një këngë dhe në një video shumë origjinale”. “Kemi ilustruar një histori dashurie verore që mund të ndodh kudo. Për xhirime e kemi përzgjedhur fshatin e papromovuar të Linit në Pogradec, meqë është një fshat turistik tejet i bukur”, ka shtuar ai. Po ashtu, këngtari i hitit “Mamica” për Klankosova.tv ka zbuluar edhe një fotografi ekskluzive, të shkëputur nga një skenë e klipit më të ri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë (VIDEO) 7 orë më parë