Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani NULL NULL 05.03.2020 12:02 05.03.2020 12:02 Institucione të shquara shëndetësore gjermane kanë krijuar mundësinë për t’i punësuar mbi 150 studentë të Fakultetit të Infermierisë në UBT, për siç thuhet, ngaqë institucioni ka përgatitur profesionalisht këta studentë në aspektin teorik dhe praktik. Studentët përfituan kontrata pune 5 vjeçare falë marrëveshjes që UBT ka me kompaninë “TG Personalconsulting”, të cilët kontributin e tyre profesional do ta japin në spitale dhe klinika të shtetit gjerman. Gjithashtu, mbi 150 studentët e punësuar në Gjermani kanë përfituar edhe bursa studimi, pasi që studimet e tyre do të paguhen nga spitalet ku ata kanë nënshkruar kontratat e punës. UBT është qendër e inovacionit për mjekësi në Kosovë dhe rajon, e pajisur me mbi 100 laboratorë shkencor për të gjitha fushat e shëndetësisë: Infermieri, Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Interno, Pediatri, si dhe me pajisje të sofistikuar, ku çdo vit nxjerr kuadro të përgatitura profesionalisht në fushën e shëndetësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 48 minuta më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 orë më parë