Restaurohet shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi në Prizren NULL NULL 04.03.2020 14:20 04.03.2020 14:20 Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha ka inspektuar punimet restauruese të cilat po bëhen në shtëpinë e familjes Kolshi dhe Skenderi në qytetin e Prizrenit. Gjatë kësaj vizite ai është njoftuar për së afërmi rreth ecurisë dhe dinamikës së punimeve që po zhvillohen në këtë ndërtesë nga ana e organit mbikqyrës. Drejtori i QRTK-së në Prizren, tha se “shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, ruan vlerat artistike dhe arkitekurore të saj, andaj edhe është bërë pjesë e programit të QRTK-së në Prizren”. Ndërkaq, në anën tjetër pronarët nga familja Kolshi dhe Skenderi, si përfitues të këtij projekti kanë falenderuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Ministrinë e Kulturës, për vëmendjen e shtuar që po tregojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. Kjo shtëpi sikurse edhe shumë ndertesa të tjera që po restaurohen në Prizren i është nënshtruar procesit të restaurimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 11 orë më parë