Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Besëlidhja” e Metës, reagon Rama: Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes

NULL NULL
22.02.2020 19:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas thirrjes së Presidentit Meta për një tubim në datën 2 mars.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga Bashkimi Europian dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…”, shkruan Rama në Twitter.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”./A2/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.