Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi uron 50 vjetorin e UP-së: Roli i tij është historik në pavarësinë e Kosovës

NULL NULL
15.02.2020 09:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, tha se ky institucion pati kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për UP-në, njofton Klan Kosova.

“Sot Universiteti i Prishtinës kremton 50 vjetorin e themelimit. Gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë. Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar”.

“Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror”.

“Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.