AAK nuk distancohet tërësisht nga Kumanova NULL NULL 13.05.2015 08:23 13.05.2015 08:23 Përfshirja në konfliktin e armatosur në Kumanovë e disa prej anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është konsideruar vetëm si qëndrim individual i tyre nga subjekti opozitar kosovar. Derisa askush në AAK deri në këto momente nuk është distancuar plotësisht nga veprimet e anëtarëve të këtij subjekti, nënkryetari Ahmet Isufi ka thënë se AAK-ja si subjekt nuk ka të bëjë me ngjarje të tilla. Isufi ka thënë se konsiderojnë që ngjarja që ka ndodhur në Kumanovë ka pasur një rezultat të viktimave, si pasojë e një arsenali të përdorur nga ana e Qeverisë, transmeton gazeta Zëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 3 orë më parë