Struktura e re e Policisë, Lleshaj: Qasje e re kundër korrupsionit NULL NULL 14.02.2020 16:07 14.02.2020 16:07 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, nuk pranoi të japë shumë detaje mbi strukturën e re të policisë e cila është në krijim e sipër. Nga Vlora, Lleshaj deklaroi se struktura e re do të fokusohet në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit si dy fusha, të cilat, sipas tij, meritojnë një qasje të re. “Njësia është në krijim e sipër dhe nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare. Bëhet fjalë për një struktura që do të adresojë krimin ekonomik dhe korrupsionin. Kaq mund të them sot, kur të formalizohet do të gjeni edhe detajet”, tha Lleshaj./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla më në fund reagon për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush nuk është mbi ligjin 4 minuta më parë
Kosova A vdiq Agon Zejnullahu në duart e Policisë? Për vrasje nga pakujdesia parashihet dënim deri në 5 vjet burgim 21 minuta më parë