Ambasada e Kosovës tregon për ecurinë e njohjes së patentë-shoferëve në Gjermani NULL NULL 12.02.2020 22:02 12.02.2020 22:02 Ambasada e Kosovës në Gjermani kanë dhënë detaje lidhur me vizitën e delegacionit gjerman në Kosovë për vlerësimin e gjendjes për pranimin e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani. Nga ambasada me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëjnë të ditur se Ministria e Transportit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë dhe Ministrat e 16 Bundeslandeve do të bëjnë vlerësimin e raportimit nga vizita në fjalë dhe pastaj do të dalin me rezultatet të cilat do të jepen ose në formë rekomandimi për avancim të procesit ose në formë të njohjes reciproke. “Ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane nuk do të bëhen prognoza për atë nëse dhe kur do të merren vendime të rëndësishme”. “Ambasada e Kosovës në Gjermani falënderon Qeverinë e Kosovës për përkrahjen gjatë kësaj vizite dhe njëkohësisht inkurajon qytetarët ta kuptojnë këtë proces drejt: vendimi do të merret nga Qeveria e Gjermanisë dhe jo e Kosovës për njohjen reciproke të patentë-shoferëve. Kosova tash një vit e gjysmë ka përmbushur çdo kërkesë për të avancuar dhe për t’u përmbyllur kjo çështje dhe është e gatshme të vazhdojë me përkrahjen në fjalë. Fjalën e kanë autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim. Ja njoftimi i plotë i Ambasadës: Njoftim rreth ecurisë së procesit të njohjes së patentshoferëve në Gjermani Me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe… Publiée par Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo sur Mercredi 12 février 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë