LAJMI I FUNDIT: Seanca për zgjedhjen e kryeparlamentares në ora 19:00 NULL NULL 03.02.2020 18:55 03.02.2020 18:55 Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e kryeparlamentares do të mbahet sonte në orën 19:00. Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci. “Kryesia sapo e mbajti një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Kjo seancë u vendos në Kryesi që të mbahet sonte në ora 19:00”. “Seanca ka një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës”. Ajo e ka konfirmuar se Vjosa Osmani do të jetë kandidatura e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post që deri sot e mbante Glauk Konjufca. “Vjosa Osmani do të jetë e kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.