Shkencëtarët një hap më afër krijimit të kontraceptivëve për meshkuj NULL NULL 29.01.2020 15:00 29.01.2020 15:00 Një pilulë kontraceptive për meshkuj është një hap më afër krijimit pasi shkencëtarët kanë bërë përparime në testimin e ilaçit. Studiuesit skocezë kanë filluar të analizojnë rreth 13,000 komponime, në një tentim për t’i gjetur se cilat janë mjaftueshëm të sigurta për t’u përdorë nga burrat. Ata zhvilluan një sistem ekzaminimi robotik i cili mund të vlerësojë me shpejtësi se si kimikatet ndikojnë në spermën e njeriut. Roboti përshpejton procesin e analizimit të ilaçit dhe mund të ofrojë qasje tërësisht të re, thanë shkencëtarët. Ata janë në kërkim të komponimeve që bllokojnë lëvizshmërinë e spermës, në mënyrë qe të mos ketë mundës të arrijë në vezën e gruas për fekondim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.