LeBron James mesazh emocional për Kobe Bryant: Do ta vazhdoj trashëgiminë tënde NULL NULL 28.01.2020 11:15 28.01.2020 11:15 Dy basketbollistët më të mirë në botë e patën bisedën e tyre të fundit të dielën në mëngjes. Vetëm disa orë më vonë, njëri prej tyre do të ndahej nga jeta. LeBron James përmes një postimi shumë emocional ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar vdekjen e befasishme të mikut të tij të ngushtë Kobe Bryant pas aksidentit me helikopter të dielën. Ylli i Los Angeles Lakers – të cilit Bryant shpesh i referohej si vëllai i tij – ka ndarë disa fotografi të tyre në Instagram duke thënë “Nuk jam gati, por po e provoj”. “Jam ulur këtu dhe po provoj të shkruaj diçka për këtë postim, por sa herë që po e provoj po filloj të qaj vetëm duke menduar për ty, mbesën Gigi dhe miqësinë/lidhjen/vëllazërinë që kishim”, ka shkruar ai. Ai ka thënë tutje se është i shkatërruar emocionalisht dhe zemërthyer, derisa e ka kujtuar edhe bisedën e fundit me të që kishte qëlluar të jetë mëngjesin e ditës kur edhe ndodhi aksidenti tragjik, transmeton Klan Kosova. “Ne folëm dhe unë ta dëgjova zërin të dielën në mëngjes para se të largohesha nga Philly për në LA. Nuk e kisha menduar as për një të qindtën e sekondës se kjo mund të ishte biseda jonë e fundit. Jam i shkatërruar dhe zemërthyer, vëllai im. Të dua shumë, vëllai im i madh. Zemra ime është me Vanesën dhe fëmijët”. LeBron James – që tani luan për ekipin e dikurshëm të Kobe Bryant – është zotuar se do ta vazhdojë trashëgiminë e tij. “Të premtoj se do ta vazhdoj trashëgiminë tënde. Ti je shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, sidomos për #LakerNation dhe është përgjegjësia ime ta mbledh veten dhe të ecë tutje. Të lutem, më jep forcë dhe kujdesu për mua nga atje lart. Unë do të kujdesem për NE këtu poshtë. Ka kaq shumë gjëra të tjera që dua t’i them, por tani thjesht nuk mundem, sepse nuk po mund ta pranoj këtë gjë. Deri në takimin tonë të radhës, vëllai im. #Mamba përjetësisht, #Gigi përjetësisht”. View this post on Instagram I’m Not Ready but here I go. Man I sitting here trying to write something for this post but every time I try I begin crying again just thinking about you, niece Gigi and the friendship/bond/brotherhood we had! I literally just heard your voice Sunday morning before I left Philly to head back to LA. Didn’t think for one bit in a million years that would be the last conversation we’d have. WTF!! I’m heartbroken and devastated my brother!! 😢😢😢😢💔. Man I love you big bro. My heart goes to Vanessa and the kids. I promise you I’ll continue your legacy man! You mean so much to us all here especially #LakerNation💜💛 and it’s my responsibility to put this shit on my back and keep it going!! Please give me the strength from the heavens above and watch over me! I got US here! There’s so much more I want to say but just can’t right now because I can’t get through it! Until we meet again my brother!! #Mamba4Life❤️🙏🏾 #Gigi4Life❤️🙏🏾 A post shared by LeBron James (@kingjames) on Jan 27, 2020 at 6:43pm PST Të dy kishin një lidhje shumë të veçantë. Postimi i fundit në Twitter i Bryant ishte një urim për James që e kishte tejkaluar atë në listën e shënuesve të të gjitha kohërave në NBA. Gjatë karrierës, LeBron James kishte shënuar 33,655 pikë, derisa Kobe Bryant 33,643 pikë. “Po vazhdon të ecë fuqishëm përpara Mbreti James. Shumë respekt për ty, vëllai im”, kishte shkruar Bryant një natë para aksidentit fatal që i mori jetën. Continuing to move the game forward @KingJames. Much respect my brother 💪🏾 #33644 — Kobe Bryant (@kobebryant) January 26, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.