Negociatat VV-LDK: Haxhi Avdyli thotë se është puna mirë NULL NULL 25.01.2020 17:38 25.01.2020 17:38 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se është puna mirë sa i përket negociatave për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ndryshimi nga zgjedhjet e 6 tetorit po iu dhemb shumë politikanëve të PAN-it dhe PSD-së, njofton Klan Kosova. “Si ta shihni që politikanët e PAN-it, PSD-së dhe të ‘pavarurit’ e varur nga ata, po shkruajnë zi e terr dhe me nervozë ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptojeni që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.