PDK e demanton lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive NULL NULL 18.01.2020 14:34 18.01.2020 14:34 "PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019”. Pas publikimit të lajmit se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, PDK ka lëshuar një komunikatë ku e ka demantuar lajmin në fjalë. PDK e ka quajtur të pavërtetë dhe spekulim lajmin se Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar, njofton Klan Kosova. “Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019”. “Çfarëdo vonese në krijimin e Qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë