LDK-ja ia kthen përgjigjen e vjetër VV-së: Të flasim për kryeparlamentarin NULL NULL 15.01.2020 13:16 15.01.2020 13:16 Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes pas kërkesës së kryetarit Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që Vetëvendosje dje i dërgoi. Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të 8 janarit që e kanë shpalosur edhe verbalisht në takim, njofton Klan Kosova. “Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”. Në këtë propozim ku përfshihet edhe kryeparlamentari, LDK edhe pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës, e dëshiron këtë post. Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri 20 minuta më parë