Niseni vitin 2020 me stil, ide si të visheni natën e Vitit të Ri NULL NULL 25.12.2019 18:00 25.12.2019 18:00 Niseni vitin 2020 me stil! Nga bluzat e ngjitura me pantollona plot shkëlqim deri te fustanet elegante shumë klasike, më poshtë po ju sjellim disa ide se si të visheni për festën e Vitit të Ri. Pavarësisht se a planifikoni që natën e ndërrimit të motmoteve ta kaloni në një festë të qetë në shtëpi, në një ‘party’ shumë të zhurmshme mes miqsh apo në festën në qytet, ju do të gjeni gjithçka që ju duhet për këtë natë me plot ngjyra. Shiheni koleksionin e mëposhtëm dhe zgjidheni veshjen tuaj të preferuar…gjithsesi se mes shkëlqimit të dekorimeve shumëngjyrëshe atë natë, ju do të merrni gjithë vëmendjen. Bluzë me një krahë të hapur e ngjitur me pantollona Minifund i ngushtë me material me xixa Fustan me material nga kadifeja Fustan me krahët e lëshuar Fustan me krahë të gjatë me material shkëlqyes Bluzë pa krahë e ngjitur me pantollona Bluzë me mëngë të fryra Kostum [pantollona të drejta] me material nga kadifeja Fustan me shumë palë Fustan elegant me gjatësi mesatare Fustan me krahë të gjatë dhe me hapjen e jakës V – nga materiali i kadifesë Fustan pa krahë me dizajn të lëkurës së kafshëve Fustan elegant i ngushtë Fustan i shkurtër me shumë shkëlqim Pantollona të gjera me shkëlqim Fustan i ngushtë me një krahë dhe hapje shumë të gjerë anash këmbëve