Spahiu: Shqiptarë e maqedonë bashkë, ta rrëzojnë Gruevskin me protesta NULL NULL 13.05.2015 10:46 13.05.2015 10:46 Nexhmedin Spahiu: Gruevski po bën përçapjet e fundit për ta mbajtur veten në pushtet. Konflikti i Kumanovës është kundër interesave të shqiptarëve. Partit shqiptare në Maqedoni veprojnë gabimisht. Kosova veproi si e hutuar. Shqiptarët duhet t’iu bashkëngjiten protestave të opozitës. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se konflikti i fundit në Maqedoni është një tjetër përpjekje e kryeministrit maqedon, Nikola Gruevskit, për të qëndruar në pushtet, sepse fuqitë ndërkombëtare nuk e duan më në krye të Maqedonisë. “Gruevski po bën përçapjet e fundit për ta mbajtur veten në pushtet pasi perëndimi ka vendosur ta heqë atë nga pushteti, prandaj edhe konflikti u zhvillua në një lagje me shumë banorë për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike”. Spahiu tha se kjo ngjarje s’u konvenon shqiptarëve të Maqedonisë. “Nëse i shohim interesant e shqiptarëve kjo nuk është dashtë të ngjajë. Është kundër interesave të tyre”. “Së pari shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë një projekt për të krijuar një shtet të ri. Po të ishte ky projekt do të mund të arsyetohej lufta, kinse për ta realizuar atë”. Spahiu ka kritikuar partitë shqiptare që veprojnë në skenën politike të Maqedonisë. Ai mendon se ato përkrahin krah të gabuar politik. “Partitë politike shqiptare në vend se t’i përkrahin forcat probullgare, siç ka kërkuar perëndimi, por ata i përkrahën ato proserbe, vetëm se ishin më të fuqishme. Këta donin që t’i kanë punët mirë me Gruevskin”. Ai ka komentuar edhe sjelljen e shtetit të Kosovës karshi konfliktit në Kumanovë. “Kosova është gjetur e hutuar, institucionet janë gjetur të hutuara, megjithëse reagimi i ministrit të jashtëm ka qenë i kthjellët dhe direkt”. Sipas Spahiut gjithë konflikti në Maqedoni i konvenon vetëm një njeriu. “Për opinion të brendshëm, ngjarjet e forcojnë Gruevskin, prandaj e ka bërë këtë gjë”. Por, mysafiri i Kushtrim Sadikut e sheh një mundësi politike të shqiptarëve për ripozicionim në politikën e Maqedonisë. “Forcat shqiptare e kanë rastin, që nëse nuk e kanë bërë më herët ta bëjnë tani, të hiqen, të gjejnë forcë, të hiqen nga Gruevski, të mbështeten te Zaev, i cili u soll si partizan i perëndimit”. Spahiu e ka fajësuar edhe partinë shqiptare në pushtet për reagimin e dobët. “Përgjegjësi ka BDI. Është dashur që të evakuohen qytetarët, që të mos rrezikohet jeta e tyre. Duhet që Ali Ahmeti të dalë nga qeveria ”. Ai mendon se trazirat në Maqedoni do të vazhdojnë derisa të qëndrojë kjo kastë politike në pushtet. “Mund të ketë trazira edhe më tutje, sepse Gruevksi është identifikuar si faktor krize, është antiperëndimor, ka përkrahjen e Athinës dhe Beogradit. Prej këtu buron fuqia e tij politike, pra prej përkrahjes nga Athina e Beogradi”. Publicisti kosovar mendon se për shqiptarët në Maqedoni lufta s’është opsion, por thjeshtë të bëhen pjesëmarrës në protesta paqësore bashkë me pjesën tjetër të opozitës. “Shqiptarëve nuk ju duhet një luftë, shqiptarët kanë shumë që të bëjnë për të drejtat e veta. Unë jam kundër dhunës, sepse dhuna në këtë rast i intereson Gruevskit, atij që e mban pushtetin”. “Shqiptarët duhet t’iu bashkëngjiten protestave të opozitës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri 19 minuta më parë