Ide se si t’i futni në përdorim sirtarët e vjetër NULL NULL 08.12.2019 20:46 08.12.2019 20:46 Një sirtar i vjetër të cilin nuk e përdorni më, ose sirtarët e dollapit që keni zëvendësuar në dhomën e gjumit, mund të shndërrohen në objekte të tjera të dobishme. Mjafton të keni dëshirë, pak fantazi dhe do të argëtoheni me këto proces riciklimi kreativ, duke e bërë arredimin e shtëpisë të veçantë dhe shumë origjinal. Le të shohim së bashku disa ide origjinale të ripërdorimit të sirtarëve të vjetër: · Një sirtar i vjetër mund të bëhet një raft muri për banjën, me një dozë ‘shaby’. · Një sirtar i vjetër mund të transformohet në një mbajtëse origjinale lulesh ose bimësh. · Sirtarin tuaj të vjetër mund ta ktheni edhe në një mbajtëse bizhuterish të fiksuar në mur ku mund të varni varëset, byrzylykët dhe të vendosni edhe mini-vazo për të mbajtur unazat, spilat dhe objekte të tjera të vogla. · Sirtarët e vjetër mund t’i ktheni edhe në rafte muri për dhomat e fëmijëve, ku ata mund të vendosin librat dhe t’i pikturojnë sipas dëshirës. Një sirtar i vjetër mund të kthehet në vendin e preferuar të kafshës suaj shtëpiake, mjafton të vendosni një jastëk në të. · Një sirtar i ricikluar mund të jetë një ide shumë glamour për tabakanë me të cilën mund të hani mëngjesin në shtrat ose në mbrëmje. ·Sirtarët e vjetër mund të transformohen edhe në mbajtës lodrash për fëmijët dhe mund t’i sistemoni poshtë shtratit të tyre. · Nëse janë të mëdhenj, mund të shndërrohen në një tavolinë origjinale për sallonin, living. Mund t’i vendosni edhe një xham sipër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.