Makina del nga rruga, humb jetën shoferi NULL NULL 07.12.2019 22:16 07.12.2019 22:16 Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec. Viktima është një 37-vjeçar me iniciale M.B., banues në fshatin Orman. Ai udhëtonte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.