Më 2018, vetëm katërpërqind të ndërmarrjeve të mëdha (VIDEO) NULL NULL 20.11.2019 20:17 20.11.2019 20:17 1 deri në 4 punëtorë u punësuan në 96 % të ndërmarrjeve kosovare që u regjistruan në vitin 2018, derisa në të njëjtin vit nuk u regjistrua asnjë kompani me mbi 250 të punësuar. Këto shifra të mërkurën i bëri të ditura kryeministri në largim Ramush Haradinaj, derisa potencoi që zhvillimi ekonomik është një nga sfidat që duhet të trajtohet me urgjencë. E pasardhësi potencial i Haradinajt, Albin Kurti zhvillimin ekonomik të vendit po e sheh krahas reformës që po planifikon ta bëjë në kurikulat mësimore që sipas tij duhet të përshtaten me tregun e punës. Këto komente të dy këta I bënë në konferencën “Drejt ekosistemeve inovative me shkallë të vogël në Kosovë”, që u organizua nga kolegji UBT , ambasada e Finlandës dhe UNDP. Kronikë e gazetares Dafina Jegeni-Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 1 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 orë më parë