QNR përjashton vëzhguesin e Nismës pasi kërcënoi zyrtarët NULL NULL 16.11.2019 22:13 16.11.2019 22:13 Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve ka përjashtuar nga procesi i vëzhgimit Behar Amerllahun nga Nisma pasi ky kishte fyer dhe kërcënuar zyrtarët e këtij institucioni. Burimet e Klan Kosovës thonë se Amerllahu përdori fjalë fyese dhe kërcënuese pas kontestimit të vlefshmërisë së një fletëvotimi me një nga zyrtarët. Sipas burimit ky i fundit ka thënë se ka respektuar vendimin e PZAP-së në lidhje me këtë çështje. Për këto sjellje, thyerjes së kodit të mirësjelljes dhe kërëcënimit në bazë të rregullativës atij i është ndaluar hyrja në QNR. QNR ka kërkuar nga Nisma që vëzhguesi të zëvendësohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.