Sulmohet në shtëpi me kallashnikov NULL NULL 31.08.2015 17:35 31.08.2015 17:35 Një shtëpi është sulmuar me kallashnikov në Gjilan, në këtë rast pos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. “Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka vërejtur se është qëlluar dera kryesore dhe muri i shtëpisë, me ç’rast janë gjetur pesë predha që dyshohet të jenë të armës AK-47. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.