Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kifle me kanellë, recetë e shpejtë dhe e thjeshtë

NULL NULL
11.10.2019 11:00

Nëse edhe juve u pëlqen kanella, po aq sa neve, atëherë u propozojmë të gatuani këto kifle jashtëzakonisht të shijshme e të buta.

Përbërësit:
500 gr miell
20 gr tharm të freskët buke
20 gr sheqer
kripë
250 ml qumësht
1 vezë
80 gr gjalpë
Për mbushjen:
100 gr gjalpë
2 lugë gjelle kanellë
60 gr sheqer kafe

Për lyerjen:
1 vezë

Tharmin me sheqerin i mbulojmë me qumësht të ngrohtë dhe i lëmë të pushojnë për 10 minuta (për t’u fermentuar).Miellit të situr ia shtojmë tharmin e fermentuar, vezën, kripën dhe gjalpën e shkrirë. Bëjmë një brumë të butë.

Brumin e mbuluar e lëmë në vend të ngrohtë për 45 minuta. Më pas, brumin e fermentuar e ndajmë në dy pjesë.

Pjesën e parë e hollojmë hollë, lyejmë me 50 gr gjalpë të shkrirë dhe sipër ia hedhim 30 gr sheqer kaf dhe një lugë kanellë. Më pas petën e mbështjellin në formë roleje dhe e prejmë në forma trekëndore, të cilat në mes i shtypim pak për t’u ‘zgjeruar’. Njësoj veprojmë edhe me petën tjetër.

Kiflet e përgatitura i rendisim në tavën ku do të piqen dhe i lëmë të pushojnë edhe 20 minuta të tjera të mbuluara.

Pastaj i lyejmë me një vezë të rrahur dhe pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15-20 minuta.

Ju bëfshin mirë !

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.