Veseli: Fehmiu, Xheva dhe Fatimja janë frymëzim dhe motiv për ne NULL NULL 22.09.2019 13:30 22.09.2019 13:30 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroizmin e Fehmiut dhe Xhevë Lladrovcit me anë të një statusi të postuar në llogarinë e tij në Facebook. Aty ai po ashtu e përmendi edhe rënien heroike të Fatime Hetemit, duke thënë se ata janë frymëzim dhe motiv për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. “Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë, ne bashkëluftëtarëve dhe popullit tonë, na jep gjithmonë shumë krenari”. “Bashkë me Fehmiun dhe Xhevën, para 21 vjetësh, trimërisht në fushën e nderit ra edhe Fatime Hetemi, që sot shpallet “Hero i Kosovës”. “Fehmiu, Xheva, Fatimja dhe çdo dëshmor janë frymëzim dhe motiv për ne, për të punuar më shumë dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në atdheun tonë”, ka shkruar Veseli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025