Malika Haqq flet për ankthin NULL NULL 22.09.2019 13:04 22.09.2019 13:04 Malika Haqq ka folur për ankthin. Mikja më e mirë e Khloe Kardashian, zbuloi se kishte probleme me shëndetin mendor, transmeton Klan Kosova. “Kushdo që me të vërtetë ka ankth e di se është problem”, tha ajo. “Shumica fillon në kokën tonë dhe në mënyrën se si ne i mendojmë gjërat”. Haqq tha se orari i saj i ngjeshur ndikon shumë në shëndetin e saj mendor, megjithëse është mirënjohëse për çdo mundësi që i është dhënë. “Kam pasur një terapist që kur isha fëmijë. Mendoj që të kujdesesh për veten, mendjen, trupin dhe shpirtin është një punë e madhe”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.