Zbulohet kush është shqiptari që u gjet i masakruar në pyll NULL NULL 21.09.2019 09:29 21.09.2019 09:29 Sipas asaj që shkruan “Bild”, viktima është 27-vjeçari Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Zbulimi i viktimës është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë. Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen. Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri. Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë. Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ekzekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza./panoramasport *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.