Adelina Tërshani: Ligji i Punës është skandaloz për gratë NULL NULL 17.09.2019 18:39 17.09.2019 18:39 Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka thënë se Ligji i Punës në draftin aktual është skandaloz për gratë pasi s’i konsideron si fuqi punëtore. “Më urgjent për ndryshim është Ligji i Punës, në këtë draftin aktual është skandaloz. Nuk i konsideron fare si fuqi punëtore gratë. Lehonia nuk është përfshirë fare dhe kjo është shumë e rrezikshme”. “Ka pasë gra deputete që kanë qenë të zëshme dhe kanë bërë mjaftueshëm. Gjithashtu kjo ka qenë edhe fuqizuese për ne si shoqëri civile”. Tërshani tha se organizata e saj në vazhdimësi avokon për pjesëmarrje të grave. “Mund të them se gjatë gjithë vitit avokojmë me parti të ndryshme e bëjmë një gjë të tilë për sa më shumë gra në pjesëmarrje dhe vendimmarrje.I kemi dërguar partive politike se ku janë barrierat tona për me u qas në të gjitha sferat”. “Ne vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë dhe besoj se këtë herë politikanët të dëgjojnë ankesat tona”. “Ka edhe institucione që reagojnë për këtë. Për shembull KQZ ka reaguar dhe i ka ftuar partitë që të respektojnë ligjin për barazi gjinore. Është e rëndësishme për ne që këto institucione e kanë ngritur zërin. Avokati i popullit e bën këtë që dy herë. Ai i kërkau partive që në zgjedhje me qenë lista 50 me 50”. “Jemi mjaft të fuqishëm si shoqëri civile por duhet më shumë kohë që të ngritet vetëdija dhe që të kuptojnë qytetarët barazinë gjinore”. Ajo shtoi se përfaqësimi i grave vazhdon me qenë i ulët në struktura më të ulëta dhe gjithashtu edhe në poste më të larta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.