Vendoset mozaiku prej qeramike në ambientet e Policisë NULL NULL 16.09.2019 14:52 16.09.2019 14:52 Për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, është vendosur mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë. Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tha se mozaiku do të jetë i përhershëm në këto ambiente të Policisë. Ajo tha se me dashuri të madhe e kam punuar këtë mozaik për Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë po na gëzon me suksese të njëpasnjëshme. Punimi i këtij mozaiku ka zgjatë rreth dy javë”. Kurse, zëdhënësi policisë, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë. “Faleminderit që na keni dhuruar një mozaik të shkëlqyeshëm për Policinë e Kosovës. Kjo kënaqësi është edhe më e madhe se ka të bëjë edhe me vitin jubilar pra 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës”.