Kevin Hart lëshohet nga spital NULL NULL 12.09.2019 12:00 12.09.2019 12:00 Kevin Hart është lesuar nga spitali pas aksidentit me makinë. Komediani 40 vjeçar është dërguar në rehabilitim fizik, pasi doli nga spitali të mërkurën në Los Angeles, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova. “Ai është shumë mirë dhe nuk po ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve”, tha një burim duke shtuar se gruaja e tij, Eniko Parris, është duke qëndruar gjatë gjithë kohës afër ti. Burimi gjithashtu tha se aktori do të bëjë terapi fizike për dy javë derisa të shkojë në shtëpi. “Mjekët e kanë paralajmëruar se ai mund të ketë nevojë për më gjatë”. Një aksidenti që ndodhi më 1 shtator e la atë me lëndime serioze në shpinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.