Vuçiq: Po shkoj te Papa për t’iu lutur që të mos e njohin Kosovën NULL NULL 12.09.2019 10:31 12.09.2019 10:31 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fillon sot vizitën e tij zyrtare në Vatikan. Sipas shërbimit për shtyp të shefit të shtetit serb, ai do të pritet nga Papa Françesku si dhe do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolini, transmeton Klan Kosova. “Po shkoj në Vatikan për t’iu lutur Papës që të mos e njohin Kosovën” iu tha Vuçiç gazetarëve së fundmi në Beograd. Delegacioni i Presidentit të Serbisë përfshin edhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe profesorin Darko Tanaskoviq, ish- ambasadori serb në Vatikan, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.