Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Specialja heton krimet janar 1999 – dhjetor 2000

NULL NULL
12.05.2015 09:52
Periudha kohore brenda së cilës janë kryer hetime nga Ekipi Hetues i Task Forcës Speciale është ajo që Bashkimi Evropian këmbëngul për juridiksionin e Gjykatës Speciale.

BE-ja mbetet tek periudha kohore brenda së cilës ka kryer hetime Task Forca Speciale. Në këtë mënyrë juridiksioni i dhomave speciale do të përfshijë hetimin dhe gjykimin e krimeve, sipas raportit të prezantuar nga Clint Ëilliamson.

Raporti përfshin hetimin e krimeve të kryera në periudhën midis janarit 1999 dhe dhjetorit 2000. Kjo gjithashtu ishte periudha që ish kryeprokurorja Carla Del Ponte kishte kërkuar zgjatje mandati të Tribunalit të Hagës, për të përfshirë edhe hetimin e krimeve të supozuara në këtë kohë, por që nuk ishte aprovuar. Tani pavarësisht kërkesave Bashkimi Evropian nuk preferon zgjatja apo shkurtim të kohës së juridiksionit të dhomave, përtej kësaj periudhe kohore.
“Dhomat speciale do të hetojnë krimet e kryera në këtë periudhë kohore që thuhet në raport. Diskutimet mes grupeve teknike të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve në Kosovë për legjislacionin po vazhdojnë. Megjithatë në këtë pikë sa i përket kohës ne nuk besojmë se do të ishte konstruktive më që të komentohen dispozita të veçanta ”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Radio Kosovën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.