Guns n’ Roses i vidhnin këngët NULL NULL 12.05.2015 09:47 12.05.2015 09:47 Një analizë e këngës së tyre të famshme “Sweet Child o’Mine” ka ngjashmëri të madhe më një këngë të një grupi australian, “Australian Crawl”. Jeni apo s’jeni fansa të muzikës rock, grupin Guns N’ Roses dhe këngën e tyre Sweet Child o’Mine, e njihni të gjithë. Dikush përmendësh, e dikush vijën melodike. Kënga e famshme dhe ikona e muzikës rock, ka shumë mundësi që është e vjedhur. Një website australian, Max Tv, ka bërë një krahasim të këngës së Guns N’Roses me një melodi të cilën e ka krijuar një grup i quajtur “Australian Crawl”. Kënga e tyre quhej “Unpublished Critics” dhe ishte publikuar në vitin 1981, gjashtë vjet para “Sweet Child o’Mine” e vitit 1987. Njëri nga anëtarët e Australian Crawl kishte hetuar ngjashmërinë që kanë këngët për nga vija melodike. Nëse jeni një fans i GNR, kjo mund të ju dëshpërojë. Por, prapë se prapë, Sweet Child o’Mine është version më i mirë se “Unpublished Critics”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025