Mustafa sot në Slloveni NULL NULL 12.05.2015 09:31 12.05.2015 09:31 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot do të jetë në një vizitë zyrtare në Slloveni, ku do të takohet me homologun e tij slloven, Miro Cerar, presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez dhe kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq. Në delegacion me kryeministrin Mustafa janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ndërkaq gjatë vizitës do të nënshkruhet një marrëveshje e bashkëpunimit policor, ndërmjet dy ministrive. Pjesë e kësaj vizite janë edhe udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës, të cilët do të realizojnë agjendë të veçantë. Gjatë qëndrimit në Lubjanë, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të takohet edhe me bashkatdhetarët tanë në Slloveni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vala e fundit e raketave iraniane, ekipet izraelite të emergjencës po dalin në 10 vende 22/06/2025