Masa për sigurimin e kufirit me Maqedoninë NULL NULL 12.05.2015 09:05 12.05.2015 09:05 Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi tha se forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit. Ai ka bërë me dije se qeveria kosovare është në bisedime të drejtpërdrejta me atë të Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin mes dyja vendeve, transmeton rtklive. “Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë më tej ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 18 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 20 orë më parë