Pajtim me fe: Islamologu Mustafa Bajrami aderon në AAK NULL NULL 28.08.2019 10:32 28.08.2019 10:32 Doktori i logjikës dhe filozofisë analitike, Mustafa Bajrami, i është bashkuar AAK-së. Për këtë ka njoftuar vet Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku ka shpalosur edhe një biografi të shkurtër të tij, njofton Klan Kosova. Postimi i plotë i Ramush Haradinajt: Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.