Majlinda pa finale – kësaj radhe për të bronztën NULL NULL 26.08.2019 12:42 26.08.2019 12:42 Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk ka arritur ta mposht në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, kampionen botërore, Uta Abe. Xhudistja kosovare është përballur për herë të parë në karrierën e saj me japonezen Abe, njofton Klan Kosova. Majlinda Kelmendi arriti në gjysmëfinale duke iu hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-ës, por nuk arriti ta kalojë edhe sfidën e gjysmëfinales. Garat e Kampionatit Botëror të xhudos janë duke u zhvilluar në Tokio të Japonisë. Kujtojmë se të dielën, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në këtë garë duke triumfuar ndaj spanjolles Laura Martinez, në kategorinë -48 kilogramë. klankosova.tv