Shtime, arrestohen dy persona për fajde NULL NULL 24.08.2019 18:15 24.08.2019 18:15 Dy persona S.T. dhe L.T. nga Shtimja janë arrestuar sot nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Kjo pasi dyshohet se kanë kryes tri vepra penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Sipas Prokurorisë lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës “Berandelli” me pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet “Citroen” dhe prova tjera materiale. Të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dënimi për krimet ndaj grave dhe të miturave në Siri e Irak mirëpritet në Kosovë 1 orë më parë