Donald Trump pret të arritura të mëdha nga Samiti G7 NULL NULL 24.08.2019 15:30 24.08.2019 15:30 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha nga Samiti G7 që po mbahet në Francë. Ai gjithashtu ka theksuar se ka një marrëdhënie të veçantë me homologun francez, Emmanuel Macron, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Në fakt ne kemi shumë të përbashkëta. Jemi miq për një kohë të gjatë. Ne shkojmë shumë mirë me njeri tjetrin dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Trump. “Deri tani ka qenë mirë. Ne do të arrijmë rezultate të mëdha këtë fundjavë në Samitin G7”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Spitali i Vushtrrisë, ShSKUK emëron u.d drejtorin e shkarkuar në 2020-ën (VIDEO) 20 minuta më parë